Now Loading

ShMFN – mobilizim dhe angazhim maksimal në tejkalimin në këtë fatkeqësi natyrore

Në takim me Shtabin për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore diskutuam për situatën e krijuar nga vërshimet në komunën e Lipjanit si dhe kërkova mobilizim dhe angazhim maksimal në tejkalimin e kësaj situate.

Po ashtu, sot gjatë ditës bashkë me ekipin nga Policia e Kosovës, Njësitin e Zjarrfikësve dhe Ekipet nga Komuna bashkë me kompanin “Pastrimi” ishim për të parë nga afër situatën e krijuar në teren.

Ekipet gjatë gjithë ditës kanë intervenuar në menjanimin e gjendjes së krijuar pas të reshurave dhe kanë bërë evakuimin e katër familjeve.

Situata më e rëndë paraqitet në qytetin e Lipjanit në lagjen e Konjuhit dhe mbrapa stadiumit të qytetit si dhe në fshatrat: Banullë, Gllogovc, Konjuh, Torinë, Rubovc, Qallapek, Gllanicë dhe Dobrajë.

Duke marr për bazë ketë gjendje, këtë fatkeqësi natyrore që ka përfshirë gjithë vendin tash e sa ditë, kërkoj shtimin e kujdesit nga ju qytetarë, duke shmangur rreziqet eventuale nga vërshimet.