Now Loading

Philip Kosnett: pavarësisht motit me borë, dilni të votoni

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka bërë thirrje që pavarësisht motit me borë qytetarët të dalin të votojnë.

“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullësitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta” , ka shkruar Kosnett.