Now Loading

Nënshkruhet memorandumi për asfaltim të rrugëve në fshatrat e Lipjanit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Përmes kësaj marrëveshjeje, MI-ja merr përsipër financimin e disa projekteve infrastrukturore në Lipjan, për të cilat Abrashi theksoi se janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e banorëve.

Ministria ka njoftuar se me këtë dokument të nënshkruar, i hapet rrugë rikonstuimit të rrugëve fshatin Llugaxhi dhe asfaltimit të rrugëve në fshatrat Torinë, Banullë, Topliqan, Kraishtë dhe Shalë.

“Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza”, thuhet në njoftimin e MI-së.