Now Loading

Masat specifike sipas komunave të vendosura nëpër zona

Komunat në vend janë të radhitura nëpër zona, në zonën e kuqe, të verdh dhe të gjelbër.

Komunat me rrezik të lartë të infektimit nga coronavirusit janë në zonë të kuqe, ato me rrezik të mesëm janë në zonë të verdh si dhe komunat me rrezik të ulët apo zonë të gjelbër.

Komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës janë në zonë të kuqe.Në zonën e verdhë janë komunat: Suharekë, Lipjan, Obiliq, Malishevë, Junik, Vushtrri, Klinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Podujevë, Deçan, Kamenicë, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut, Zveçan, Gjilan dhe Mitrovicë e Veriut.Në zonën e gjelbër janë: Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaj, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Komunat radhiten nëpër zona varësisht nga numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19.Zona e kuqe mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh, zona e verdhë deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh, dhe zona e gjelbër deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh.Masat specifike sipas komunave

Qytetarët në komunat në zonë të kuqe nuk u lejohet të lëvizin nga ora 21:30 deri në ora 05:00 përveç në raste emergjente, ndalohen hyrje – daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatës nga po i njëjti orar ku ndalohet lëvizja, në përjashtim të stafit shëndetësor, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme.Në këtë zonë operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri 21:00, në të njëjtin orar lejohen edhe qendrat tregtare.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri 21:00, pas orës 21:00 punojnë vetëm me shërbim ‘porosi me dërgesë”.Ndërsa, në komunat me rrezik të mesëm gastronomet mund të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, në të njëjtin orar lejohen të punojnë edhe qendrat tregtare.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri 22:00, pas orës 22:00 punojnë vetëm me shërbim ‘porosi me dërgesë”.Edhe në zonën me rrezik të ulët vlejnë të njëjtat rregulla.

Gastronomet mund të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, në të njëjtin orar lejohen të punojnë edhe qendrat tregtare.Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri 22:00, pas orës 22:00 punojnë vetëm me shërbim ‘porosi me dërgesë”.