Now Loading

Lëndohet një police dhe dëmtohet vetura e Policisë në Lipjan

Është arrestuar në Lipjan një person i dyshuar, i cili në gjendje të dehur kishte dëmtuar veturën e policisë.

Gjatë përpjekës për ta arrestuar të dyshuarin lëndime kishte pësuar një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor në atë lokacion kishte shkuar për shkak se në shtëpinë e të dyshuarit kishte pas dhunë në familje.

I dyshuari për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht është ndaluar në stacion policor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.