Now Loading

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, uron qytetarët për Vitin e Ri 2021

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, me rastin e ndërrimit të viteve uron të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, duke ju dëshiruar të gjitha të mirat- shëndet të plotë e gëzime për vitin 2021.

“Qytetarë të dashur të Lipjanit edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ne së bashku sot po përmbyllim një vit mjaft progresiv për komunën tonë për kundër pandemisë Covid-19, po hyjmë në Vitin e Ri, me objektiva të reja në zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës. Andaj, ta kalojmë ndërrimin e moteve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”.

“Gëzuar! Viti i Ri 2021, të festojmë me kujdes, të festojmë të gjithë së bashku!”, thuhet në urimin e Kryetarit Ahmeti, me rastin e festës së Vitit të Ri 2021.