Now Loading

Konfiskim: pluhur të dyshuar kokainë, revole, fishek e telefona

Policia Kosovës ka bërë të ditur se në Lipjan me 03.02.2021 në ora 16:50 është raportuar se në oborrin e një restoranti është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese te vogla me pluhur ku dyshohet se është substancë e dyshuar narkotike si dhe një armë e ftohtë (thikë).

Me urdhër verbal nga Gjykata Themelore-Prishtinë është bërë kontrollimi i shtëpisë së tij ku janë gjetur dhe konfiskuar një qese me pluhur e dyshuar si kokainë, një armë(revole) me gaz me pesë fishekë, 790 euro para kesh, tre telefona celular dhe një kartë identiteti Italiane, thuhet tutje Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.