Në pasditen e djeshme një person nuk kishte paguar porosinë e tij në një lokal të Lipjanit.
Më pas i njëjti ka kërcënuar pronarin e lokalit me vdekje.
“Lipjan 20.02.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një kafiteri me pronar kosovar kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar. Gjatë intervistimit i njëjti e kishte kanosur viktimën me vdekje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.