Now Loading

Imri Ahmeti: Urime 13 vjet të Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes faqës së tij në facebook uron qytetarët ditët e Pavarësisë.

Urimi:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit, sot po numërojmë 13 vite të shtetësisë së Kosovës, prandaj në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit ju uroj këtë ditë të madhe, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë të gëzoj vërtetë atë që e meriton, që, pavarësia të jetësohet në kuptim të plotë të fjalës.

Andaj në këtë festë le të ndjehet krenar çdo qytetarë i Komunës së Lipjanit, për të arriturat e përbashkëta.

Gëzuar 13 Vjetorin e Pavarësisë!