Të paktën pesë rate të falsifikimit të parasë janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës të mërkurën.
Siç bëhet e ditur, në disa vende të Kosovës është raportuar për para false, kryesisht të pranuara nga punonjës të bankave.
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, një punëtor i një filiali të një banke ka raportuar se një bankënotë 100 euroshe dyshohet të jetë e falsifikuar.