Now Loading

Brenda tri ditëve në vdiqën babë e bir nga COVID-19

Ka shkuar në 30 numri i vdekjeve ngaCovid-19 në Komunën e Lipjanit. Në mesin e tyre brenda tri ditëve kanë vdekur babë e bir, 76-vjeçar dhe 29-vjeçar.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Merita Bytyqi, ka thënë se dy vdekjet e fundit janë regjistruar në Klinikën Infektive.

“Brenda tri ditëve janë shënuar edhe dy viktima nga COVID-19. Një 76-vjeçar si pasojë e infeksionit dhe biri i tij 29-vjeçar pas tri ditëve. Djali kishte edhe sëmundje tjera dhe ishte me aftësi të kufizuara”, ka thënë Bytyqi.

Sipas saj aktualisht janë 223 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Lipjanit, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 1381 pacientë.