Now Loading

Banullë: Ka shpërthyer një zjarr në një objekt ndihmës të një shtëpie

Policia e Kosovës, sot më 12.01.2021, rreth orës 15:10, ka pranuar një informacion se në fshatin Babush të Lipjanit ka shpërthyer një zjarr në një objekt ndihmës të një shtëpie.
Reagimi policor në përgjigje të këtij njoftimi ka qenë shumë i shpejt. Njësitet policore që i janë përgjigjur rastit kanë kryer detyrat e tyre në përputhje me situata të tilla, duke i dhënë rëndësi sigurisë së përgjithshme për jetën e qytetarëve.

Sipas shikimit të vendit të ngjarjes dhe informatave të pranuara nga pronari i objektit: Xh.S., deri tek zjarri ka ardhur kur pronari i cili duke kryer punë në atë objekt me aparate të ndryshme, ka vërejtur se ka filluar të dal tym. Në objekt kishte një sasi prej 1500 litra naftë për ngrohje, boca gazi (plini) 20 litërshe, boca me CO2 dhe mjete tjera të punës. Si pasojë e zjarrit objekti ndihmës është djegur në tërësi. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri është arritur të shuhet tërësisht.
Në vend-ngjarje ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale e PK-së dhe prokurori kujdestar. Në konsultim dhe koordinim me këtë të fundit nuk iniciohet rast.