Now Loading

Azilkërkuesit sulmojnë pesë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona, shtetas të huaj në Magure, të cilët kishin tentuar të futeshin me forcë në qendrën e azilkërkuesve.

Të dyshuarit kishin shkuar në këtë qendër nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se gjatë përpjekes se azilkërkuesve të dyshuar për t’u futur në këtë qendër ishin lënduar pesë zyrtarë policorë.

Përveç zyrtarëve policorë, mësohet se lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit, të cilët kishin dëmtuar edhe një veturë zyrtare, pronë e kësaj qendre.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali