Now Loading

Arrestohen katër persona të kërkuar, të dyshuar për vjedhje dhe dëmtim prone

Njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar sot një operacion të nisur dje i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Siç bënë të ditur Policia e Kosovës, aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar katër urdhëresa të gjykatës.

Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore.

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit.