Now Loading

Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, 5 të lënduar

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime rreth orës 18:00.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona derisa me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona. Me rastin po merren hetuesit policorë nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.